Futboll: Sot në “Air Albania” luhet miqësorja Partizani – Roma

Roma e Murinjos rikthehet në Tiranë pas 444 ditësh dhe këtë herë jo për të diskutuar një trofe, por për të luajtur një miqësore kundër kampionëve në fuqi të Shqipërisë, Partizanit.

Për herë të fundit trajneri portugez, Zhoze Murinjo, drejtoi verdhekuqtë në “Air Albania” më 25 maj 2022, ku festoi me trofeun e Ligës së Konferencës, pasi mposhti 1-0 Fejnordin në finale.

Në Romë, ky trofe do të mbahet mend gjatë, sepse ishte i pari në historinë e klubit në kompeticionet e UEFA-s. Sot romanistët përveçse do të jenë nostalgjikë për finalen e vitit të kaluar, e sigurt është që do të gjejnë edhe një atmosferë fantastike, të ngjashme me atë kundër Fejnordit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Panorama Sport” mëson se deri dje në mbrëmje ishin shitur rreth 18 mijë bileta, që do të thotë se stadiumi po shkon drejt “sold out”-it. Në treg janë hedhur vetëm 19 mijë bileta për shkak se në dy sektorë anësorë të stadiumit, FSHF-ja i ka mbyllur prej stolave që janë thyer në derbet Tirana-Partizani. Biletat vijojnë të jenë në shitje në një numër të kufizuar dhe vetëm në sektorët anësorë. Me siguri gjatë ditës së sotme do të shiten të gjitha dhe stadiumi do të ketë një pamje fantastike.

BRENDA DITËS – Klubi verdhekuq ka zgjedhur të mos udhëtojë një ditë para ndeshjes drejt Tiranës, nisur edhe nga afërsia mes dy kryeqyteteve, teksa udhëtimi me avion çarter nuk zgjat më shumë se 1 orë e 25 minuta. Roma mbërrin sot në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 11:45, për t’u akomoduar menjëherë në hotelin “MAK Albania”, që ndodhet vetëm pak metra larg stadiumit ku do të zhvillohet në 20:00 miqësorja ndaj Partizanit. Italianët kanë parashikuar të qëndrojnë diku te rreth 11 orë në Tiranë, pasi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes do të marrin rrugën drejt Rinasit për t’u kthyer në Romë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share