Mensur Nexhipi: Përvoja e kroatëve, faktori kryesor i fitores së sotme

Trajneri i futbollit, Mensur Nexhipi mendon se faktori kyç për fitoren e Koracisë ndaj Marokut ka qenë përvoja e kroatëve. Koracia, sipas Nexhipit, ka marrë pjesë në më shumë kampionate dhe ka luajtur më shumë ndeshje me rëndësi të madhe, përfshirë këtu edhe finalen e Botërorit të Rusisë para katër viteve.

Megjithatë sipas Nexhipi, ajo që Maroku dhuroi në këtë kampionat është për t’u respektuar.

“Mendojs se askush nuk e ka analizuar dhe menduar më herët që në gjysmëfinale do të luajnë këto dy ekipe, sidomos Maroku. Edhe pse Kroacia ka përvojë, sërish në ktët botëror kishte kombëtare më të fuqishme prej të cilave pritej më shumë”, deklaroi mes tjerash trajneri Nexhipi në emisionin MundoKlan me Rean Saitin./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share