Futboll: Shkëndija – Vardari, të shtunën hapin siparin e javës së 21

Shkëndija ndeshjen e xhiros së 21 në LPFM e luan të shtunën kur në Tetovë ndeshemi me Vardarin e Shkupit.

Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë në koordinim me bartësit e të drejtave televizive kanë zgjedhur ndeshjet e xhiros së 21-të që do të transmetohen direkt në RTMV dhe Arena Sport.

Shkëndija do të takohet me Vardarin e Shkupit dhe kjo përballje është zgjedhur për tu transmetuar në televizion. Duke qenë se dy xhirot e para të gjysmësezonit pranveror kemi luajtur të dielën, Komisioni për Gara ka vendosur që dueli Shkëndija të luhet të shtunën në Tetovë me fillim në orën 14:00.

Në ndeshjet tjera të javës së 21-të, të dielën, takohen: Gostivari – AP Brera, Makedonija Gj.P – Voska Sport, Rabotniçki – Bregallnica, Shkupi – Tikveshi dhe Sileklsi – Struga Trim Lum

Lexo gjithashtu
Total
0
Share