Mëngjes terrorizues për Aubameyang dhe bashkëshorten e tij, grabiten dhe kërcënohen në banesën e tyre

Mëngjes aspak i mirë për sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka rënë pre e grabitjes.

Sipas “El Pis”, 4 individë kanë hyrë dhunshëm në shtëpinë e sulmuesit në Castelldefels rreth orës 1 të mëngjesit të sotëm.

Grabitësit kanë kërcënuar edhe bashkëshorten e tij dhe janë larguar kur kanë gjetur një kasafortë me bizhuteri të ndryshme. Ata janë larguar me një makinë tip Audi A3 të bardhë dhe policia po heton rastin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sulmuesi 32-vjeçar, i cili mund të ndryshojë klub gjatë këtij merkato verore, është futbollisti i dytë i Barçës që është viktimë e një akti kriminal brenda pak ditësh.

Sulmuesit polak Robert Lewandowski iu grabit një orë luksoze në afërsi të Ciutat Esportiva në Sant Joan Despí, megjithëse Mossos e gjetën menjëherë orën dhe e arrestuan hajdutin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share