Shtyhet ndeshja Arsenal – PSV

Shkak bëhen masat organizative dhe zija për Mbretëreshën

Ndeshja e Europa Ligës mes Arsenalit dhe PSV-së e parashikuar të luhej të enjten në Londër është shtyrë për një datë tjetër.

Vendimi ka lidhje me forcat e limituara të policisë dhe probleme të organizimit për shkak të zisë kombëtare në Britaninë e Madhe për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elisabeta II.

Më herët Premier Liga nuk zhvilloi ndeshjet e programuara fundjavën e kaluar.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share