Futboll: Përgatitjet e ekipeve për sezonin pranveror pritet të fillojnë deri më 10 janar

Me përfundimin e pjesës vjeshtore të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor tanimë të gjitha klubet janë pushim të merrituar deri në javën e pare të janarit kur edhe pritet të fillojnë përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit

Kampioni vjeshtor Struga Trim lum sipas drejtorit sportive Besar Isakut, do të starton më 8 janar, deri atçherë drejtuesit e klubit do të punojnë në kompletimin e ekipit pasi do të ketë një apo prurje të reja, ndërsa me siguri do të ketë edhe huzaime apo largime. Faza e parë e përgatitjeve do të zhvillohet në Strugë, ndërsa ajo kryesorja në Antalia

Skuadra e Çairit, FC Shkupi sipas të gjitha gjasave me përgatitje do të fillojnë më 10 janar, kë e pohoi Emir Shabani menaxher i përgjithshëm i ekipit, ndërkohë që pritet të ketë lëvizje të lojtarëve që do të thotë do të ketë prurje por edhe largime. Sipas plan programit të stafit teknik faza e pare deri më 23 janar do të zhvillohet në Shkup, faza kryesore në Antali nga data 24 janar

Klubi i futbollit Shkëndija e cila pjesën vjeshtore e përfundoi në pozitën e tretë, si zakonisht me përgatije për pjesën pranverore fillon më 4 janar, por kur dihet se akoma nuk kanë zgjedhur çeshtjen e trajnerit që pritet të ndodhë ditëve në vijim. Por dihet se Shkëndija se ditët e para të përgatitjeve bënë kontrollet mjekësore, ndërkohë që pritet edhe të ndodhin prurje dhe largime.

Sa i përket ekipit të Gostivarit sipas trajnerit Muarem Muarem, data e fillimit të përgatitjeve do të fillon më 10 janar. Por klubi i futbollit Gostivari deri në fillimin e përgatitjeve do të bëhet edhe para përgatitjet tjera siç janë prirjet apo largimet. Ndërsa stafi teknik do të projektoj plan programin e fazave përgatitore.

Edhe klubi i futbollit Voska Sport me përgatijet do të nisë do të nis deri me 10 janar, ndërsa deri atëherë do të dihet plan programio I punës gjatë fazave përgatitore.

Pjesa e dytë kampionatit në Ligën e pare të fuitbollit vendor është caktuar të fillon me 18 janar, me ndeshjet e javës së 19-të, ku takohen: Bregalnica – Tikveshi , Gostivari – Vardari, Makedonija Gj.P – Shkëndija, Rabotniçki – Struga Trim Lum, Shkupi – Voska Sport, Sileksi – AP Brera. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share