Ronaldo, sportisti më i paguar

Portugezi fitoi 136 milionë USD nga paga e sponsorizimet

Cristiano Ronaldo fitoi garën me Lionel Messi për sportistin më të paguar. Portugezi është bërë pjesë e librit Guinness për 2023 për paratë e fituara.

Të ardhurat rekord të Cristiano Ronaldo përbëhen nga 46 milionë Dollarë fitime në fushë, kryesisht prej momentit kur nisi të luajë në Arabinë Saudite.

Pjesa më e madhe prej 90 milionë Dollarë ka të bëjë me përfitimeve jashtë fushës së lojës. Ato lidhen me sponsorizime apo kontrata për pjesëmarrje në aktivitete të caktuara.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share