Liga e dytë: Stadiumi në Reçicën e Madhe dhe ai i Bashkimit në Kumanovë në qendër të vëmendjes

Sot në program janë ndeshjet e javës së 22-të në Ligën e dytë të futbollit vendor ku në program janë disa sfida mjaftë interesante. Gjithsesi se takime më tërheqëse janë Arsimi – Skopje që zhvillohet në Reçicë të Madhe dhe Bashkimi -Detonit Plaçkovica që zhvillohet në Kumanovë. Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot me fillim në orën 15:00.

Lideri në tabelën e klasifikimit, ekipi Besa e Dobërdollit në stadiumin e Vrapçishtit është nikoqire e Karaormanit të Strugës ku konsiderohet favorite absolute duke u vazuar ne rezultate e deri tanishme te ekipeve, Njëri ndër titullarët në formacionin e KF Besa, portieri Dejan Siljanovski , në pritje të përballjes së sotme me Karaormanin, deklaroi:

”Na prêt një në terrenin vendas në cilën dëshirojmë të vazhdojmë rrugëtimin e fitoreve. Shpirti i skuadrës është në nivelin më të lartë, ndërsa ne jemi të gatshëm të gëzojmë me fitore publikun tonë”.

Një ndeshje e rëndësishme zhvillohet në stadiumin në Reçicë të Madhe, mes Arsimit të Çegranit dhe ekipit Skopje nga Lagja e Autkomandës . Të dyja ekipet pretendojnë pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit andaj pritet një lojë ku rezultati vërtet është I paparashikueshëm

Bashkimi në Kumanovë është nikoqire e ekipit Detonit Plaçkovica që aktualisht mbanë pozitën e tretë në tabelë me shpresë që të ngjitet edhe më lartë për të siguruar kualifikim direkt në elitë, ndërkaq vendasit kanë të siguruar mbijetesën dhe luftojnë për pozitë në pjesën e epërme të tabelës.

Pelisteri në cilësinë e vendasit në Manastir prêt ekipin e Vardarit të Negotinë ku shpreson në fitore të sigurt për të mbetur në pozitën e dytë aktuale. Në stadiumin te Qendra sportive në Tetovë , Teteksi është nikoqire e Kozhufit, ndërsa Ohri në “Biljanini Izvori” takohet me Bellasicën, Pobeda në Prilep takohet me Kamenica Sasa dhe në Koçani , Osogova takohet me Novacin.

Java e 22-të, takohen:
Arsimi – Skopje
Bashkimi – Detonit Plaçkovica
Besa 1976 – Karaormani
Ohrii – Belasica
Osogova – Novaci
Pelister – Vardar Negotinë
Pobeda – Kamenica Sasa
Teteksi – Kozhufi

Tabela: 1.Besa 54 pikë, 2. Pelisteri 48, 3. Detonit Pl 45, 4.Arsimi 39,
5. Skopje 34, 6.Ohri 33,7.Bashkimi 28, 8.Vardari Neg. 28, 9.Bellasica 26, 10.Kozhufi 24, 11.Novaci 24, 12.Teteksi 20, 13.Pobeda 18, 14.Osogova 17, 15.Karaormani15, 16. Kamenica Sasa 14 pikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share