Argjentina ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror, pasi ka mposhtur Australinë 2:1, me një paraqitje magjike të Lionel Messit.
Në çerekfinale, Argjentina takohet me Holandën.
Golin e vetëm për Australinë e shënoi Craig Goodwin në minutën e 77-të pas një devijimi nga mbrojtësit argjentinas.
Më herët Julian Alvarez në minutën e 57-të shfrytëzoi një gabim të portierit të Australisë, Mathew Ryan, dhe shënoi golin e dytë për Argjentinën.
Ndërsa i pari që shënoi në ndeshje ishte Messi, i cili në minutën e 35-të shënoi golin e parë për Argjentinën në këtë ndeshje.