Futboll: Makedonija Gj.P – Struga TL derbi për të gjithë

BAJRAMI & TAIRI: KEMI ANALIZUAR PIKAT E DOBËTA DHE PIKAT E FORTA

 Pas dy javëve pauze shkaku i obligimeve të reprezentacionit në garat e UEFA Konferencë Ligë, të shtunën dhe të dielën vazhdon kampionati në Ligën e Parë të futbollit vendor me ndeshjet e javës së nëntë të sezonit vjeshtor.  Sipari i xhiros së nëntë hapet me ndeshjen derbi mes Makedonija Gj.P dhe lideri në tabelë Struga Trim Lum.

 Skuadra që drejtohet nga trajneri Muharem Bajrami, Makedonija Gj.P, pretendon  se të shtunën në derbin e javës, do të ndalë rrugëtimin e fitoreve të Struga Trim Lum. Sipas tij, pauza dy javore është shfrytëzuar maksimalisht për evitimin e disa mangësive evidente në ekip në tetë xhirot e zhvilluara.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“ E kemi analizuar kundërshtarin në detaje të holla, sepse ka bërë paraqitje, por patjetër duhet analizuar pikat e forta dhe pikat e dobëta të Strugës, që sigurisht ka edhe pika të dobëta që ne duhet të shfrytëzojmë, por normal ato kanë edhe disa pika të forta ku duhet ne të jemi të kujdesshëm në ndeshje. Unë besoj tek ekipi im, besoj tek grupi i ekipit, dhe jam i bindur se do të bëjmë një paraqitje të mirë dhe shpresoj që në fund t’ia dalim me fitore”,deklaroi Muharem Bajrami – Trajner i KF Makedonia Gj.P

Nga ana tjetër edhe lideri në renditjen e tabelës, thotë se ka analizuar lojën e kundërshtarit, ndaj shpresojnë të vazhdojnë rrugëtimin e sukseseve.

 Për ndeshjen me Makedonija GJP jemi përgatitur mjaft mirë, kemi pasur mjaftueshëm kohë që ta analizojmë kundërshtarin dhe t’i shohim pikat e tyre të dobëta dhe pikat e tyre të forta. Makedonija GJP është një ekip mjaftë e fortë, sidomos në fushën e tyre, por ne besojmë në kualitetet tona  dhe shpresoj të arrijmë të marrim tre pikshin e radhës, dhe të vazhdojmë serinë e fitoreve,” deklaroi Flamur Tairi – futbollist i  KF Struga Trim Lum.

Katër ndeshjet  tjera të javës së nëntë të sezonit vjeshtor zhvillohen të dielën me fillim nëra 15:00, takohen: Tikveshi – Skopje, Shkupi – Sileksi, Pobeda – Shkëndija dhe Bregallnica – Rabotniçki. Akademia Pandev është e lirë./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share