Radev: S’ka progres – s’ka kushte për vizitë në Francë

PRESIDENTI I BULLGARISË PRET “REZULTATE” NGA RMV-ja

Shefi i shtetit bullgar, Rumen Radev, thotë se pret “rezultate” nga negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe për këtë arsye për momentin konsideron se nuk ka kushte që të shkojë në takim me Presidentin francez Emanuel Makron. Mediat bullgare pohojnë se Makron i ka thirrur Radevin dhe Kryeministrin Kiril Petkov, në konsultime rreth përpjekjeve të BE-së për heqjen vetos me të cilën Sofja i bllokon negociatat aderuese të Maqedonisë së Veriut, me këtë edhe të Shqipërisë. Derisa në Maqedoninë e Veriut spekulohet nëse Makroni do të lejojë që kiushtet bullgare për Shkupin të bëhen pjesë e kornizës negociuese eventuale, nga kabineti i Petkovit nuk ka informacione për takim të mundshëm me Makronin.

Në mungesë të informacionit publik dhe të konfirmuar zyrtarisht për ftesë nga Makroni për Radevin dhe Petkovin, që në Paris të bisedojnë për heqjen eventuale të vetos për Maqedoninë e Veriut, Presidenti bullgar kategorikisht refuzon takim të këtillë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“I vlerësoj angazhimet dhe përpjekjet e partnerëve tanë evropianë, por unë dëshiroj të shoh rezultate reale. Në raport me fjalimin e Kryeministrit se instanca e fundit për temën Republika e Maqedonisë së Veriut është Parlamenti, duhet të fillojë me atë që – instanca e fundit gjithmonë është populli dhe për konsultimin me të ekziston mekanizëm kushtetues.” – deklaroi Rumen Radev, presidenti bullgar.

Radev thotë se ai dhe “të gjithë bullgarët” me kujdes i ndjekin pozicionet e partive në vend në raport me këtë çështje dhe theksoi në mënyrë kategorike.

“Nuk ka kushte për vizitë të këtillë nga ana ime” – tha Radev.

Në Maqedoninë e Veriut mediat spekulpjnë se jo vetëm që Makroni ka thirrur takim, por edhe se ka propozim të zgjidhjen e kontestit. Titulli i analizës në “Sloboden Peçat” rikujton rrënjët e bllokadës së negociatave aderuese të vendit me BE-në.

“Makroni është pjesë e problemit, jo e zgjidhjes. Rrallëkush pret që lideri që e krijoi problemin, të jetë ai që do ta zgjidhë kontestin e Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut dhe do ta heqë veton. Jo vetëm që në Maqedoninë e Veriut askush më nuk e beson këtë, por shumica te ne mendojnë se Franca në fakt fshihet pas vetos së Bullgarisë. Të gjithë e mbajnë mend se Makroni për arsye egoiste parazgjedhore i pari vendosi pengesën që të fitojë kohë, shpiku edhe metodologji të re që ta vazhdojë bllokadën edhe më shumë.” – Sloboden Peçat.

Kreu i shtetit në vend prej pak kohësh ka filluar në mënyrë thelbësore t’i ulë pritshmëritë se problemi do të zgjidhet deri në fund të kryesimit francez me BE-në, në qershor, duke u fokusuar në tema në vend dhe përballjen me krizën ekonomike. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share