Futboll: Fitore e Ukrainës me përmbysje

Maqedonia e Veriut – Ukraina  2-3

Në ndeshjen e dytë të vlefshme per kualifikim në kampionatin Europian 2024,  Maqedonia e Veriut  në  stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, para afro 15 mijë  shikuesve lujajti vetë me lojë, dhe me lojë maestrale në pjesën e parë dhe lojë katastrofale në pjesën e dytë pësoi nga Ukraina me rezultat 2-3 (2-0)

Përfaqësuesja jonë kaloi në epërsi në minutë 31-të nga penaltia që e realizoi  Enis Bardhi. Tetë minuta më pas Eljif Elmaz shënoi golin e dytë për epërsi 2-0 për Maqedoninë e Veriut.

Pjesa e dytë e lojës nisi me dominimin e ekipit të reprezentacionit tonë, por ama në minutën e 62-të ukarainasit zbutën rezultatin në 2-1 me golin që e realizoi Ilia Zabarnyi. Pas këtij goli Ukrainasit sikur fituan forcë dhe kjo rezultoi me barazim në munutën 68 me golin e Yukhym Konoplya .

E keqja të jetë edhe më e madhe  në minutën e 72-të reprezentacioni ynë mbeti në fushë me 10 lojtar pasi Visar Musliu shkaku i kartonit të dytë verdhë u ndëshkua me të kuq . Këtë epërsi me një lojtarë më teper në fushë e shfrytëzuan  mysafirët pë të realizuar golin e tretë në minutën e 83 me  autor Viktor Tsygankov.

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Anglia në transfertë mundi Maltën me rezultat  4-0

Pas  xhiros së tretë tabelën në Grupiin C e udhëheqë Anglia me  9 pikë ./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share