Të shtunën përfundon kampionati në Ligën e pare 2023/2024. Dilema mbetet vendi i dytë Shkëndija apo FC Shkupi?

Me  ndeshjet e javës së  33-të të shunën më 18 maj në orën 17:00, edhe zyrtarisht përfundon kampionatin e Ligës së Parë sezoni 2023/2024.  Sa  i përket  ekipit  çdo  gjë  u  bë e qartë të  dieën e kaluar kur  ekipi Struga Trim Lum shënoi fitore  2-0 në Tetovë me çka për të dytën herë me radhë siguroi titullin kampion i Maqedonisë së Veriut në futboll.

Dilema e vetme që do të mësohet në xhiron e fundit është se cila ekip pos Struga Trim Lum do të përfajqësoj vendin në garat Europiane , Shkëndija e cila ka 61 pikë dhe  përballet me Rabotniçkin në arenën “Todor Proeski” në Shkup dhe FC Shkupi është mysafire e  Struga Trim Lum në Strugë.

Skuadra e tretë për garat europiane do të mësohet më 22 maj kur zhvillohet finalja e Kupës mes Tikveshit dhe Voska Sport. Ekipi i Vardarit  në balotazh do të mundohet të siguron mbijetesën ndërkaq Makedonija  Gj.P dhe Bregallnica do kalojnë Ligën e dytë. Ndërkaq dy ekipet që do  kalojnë në elitën e futbollit në sezonin e ri  2024/2025 janë Besa e Dobëedollit dhe Pelisteri i Manasrtirit

Në javën e 33-të, të shtunën në orën  1700, takohen:

Struga Trim Lum – Shkupi

Rabotniçki – Shkëndija

Voska Sport – Gostivari

 Vardari – Tikveshi

Bregallnica – Sileksi

AP Brera – Makedonija Gj.P

Lexo gjithashtu
Total
0
Share