Futboll: Emre Ozbajer trajner i ri përgjegjës i KF Gostivari

Klubi I futbollit Gostivari pas dy javëve prej kur u largua Murat Daban, ka emëruar Emre Ozbajer shef të ri të stafit teknik të ekipit, ndërsa asistent i pare I tij do të jetë Mustafa Altunalan gjithashtu nga Turqia.

Trajneri I ri do të shfrytëzoj pauzën dy javore për të njohur më për së afërmi ekipin, kur dihet se aktualisht ë pas 10-të xhirove të zhvilluara ekipi me tre fitore , 1 barazim dhe 6 humbje ka vetëm 10 pikë dhe mbanë pozitën e parafundit në renditjen e tabelës.

Ozbajer tani më ka zhvilluara edhe stërvitjen e parë me ekipin e tij të ri që të jetë sa më e përgatitur për ndeshjen e javës së 11-të kundër Voska Sport që luhet më 21 tetor me fillim në ora 14:00. në stadiumin e qytetit në Gostivar

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share