Futboll: Barcelona me ofertë te Athletico Bilbao për Martinez

Skuadra katalunase, tashmë ka bërë një ofertë drejt Athletic Bilbao-s për kartonin e Inigo Martinez.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dëshiron që ta përforcojë fazën e mbrojtjes ndërsa spanjolli është njëri ndër lojtarët në listën e tyre.

Sipas “SPORT”, Barca ka shprehur gatishmëri t’i japë plotë 15 milionë euro për kartonin e Martinez, ndërsa thuhet se nëse Bilbao nuk e pranon këtë ofertë, katalunasit do të dorëzohen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Megjithatë, nëse Barcelona nuk do të arrijë ndonjë marrëveshje këtë vit, në vitin e ardhshme spanjolli mund t’i bashkohet skuadrës së Xavit si lojtar i lirë pasiqë do t’i skadojë kontrata me skuadrën e Atletico Bilbaos ndërsa bisedimet për rinovimin e kontratës ende nuk kanë filluar.

Martines gjatë sezonit të kaluar, është paraqitur në 27 ndeshje, ku ka arritur të shënojë vetëm 3 gola.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share