Ilkay Gundogan firmos te Barcelona deri në vitin 2025

Pas plot shtatë vitesh pesë tituj kampioni, një titull Kampion Europe 2 Kupa FA, 4 Kupa të Ligës, 2 Charity Shield, futbollisti Ilkay Gundogan po largohet nga Manchester City dhe po kalon përgjithmonë (si futbollist i lirë) në Barcelonë për dy vitet e ardhshme.

Marrëveshja u konfirmua gjithashtu me nënshkrime të mërkurën pasdite (21/6) me ish-kapitenin e Cityt që vulosi kalimin e tij te Blaugrana pasi kaloi testet mjekësore në Mynih, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Marrëveshja mes dy palëve përfshin edhe opsionin e zgjatjes edhe për një vit, pra deri në verën e vitit 2026. Madje Barcelona mori “dritën jeshile” për transferimin nga Liga spanjolle, që do të thotë se mesfushori 32-vjeçar është është regjistruar zyrtarisht në ekip si një shtesë e re dhe ka të drejtë të konkurrojë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share