Furkan Saliu në lidhje direkte: Jam i mahnitur nga koordinimi i ekipeve të shpëtimit

Gazetari i Klan Macedonia, Furkan Saliu në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve nga vendi ku ndodhi aksidenti i familjes Pacolli, ka treguar se ndjehet i mahnitur nga koordinimi dhe bashkëpunimi mes ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Saliu theksoi se ka filluar procesi i tërheqjes, por nuk dihet se sa mund të zgjasë. Ekipet janë tepër të vëmendshëm dhe të përkushtuar në detyrë dhe e gjithë kjo sipas tij, po jep rezultate.

“kemi përvojë në kriza të tilla dhe kemi vërejtur mos koordinim, por kësaj here me të vërtetë jam i mahnitur nga koordinimi mes ekipeve”, tha mes tjerash Furkan Saliu./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share