Pengesa të reja para kandidatëve për ambasadorë

MILLOSHOSKI: DEPUTETËT E BDI-së NUK KANË ÇERTIFIKATA TË SIGURISË

Në lidhje me ngecjen e punës të Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvend, një nga hapat para se të dërgohen në detyrë ambasadorët e rinj të vendit, Kryetari i Komisionit Antonio Milloshoski tani gishtin e drejtoi kah deputetët e BDI-së, të cilët sipas tij – nuk kanë çertifikata të sigurisë që të marrin pjesë në këtë organ të Kuvendit, larg syve të opinionit. Para disa ditëve shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, bëri thirrje që Milloshoski të mos e frenojë procesin për shkak të pikëve politike, raporton Klan M.

Në Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvend dy anëtarë të rregullt janë deputetë të BDI-së, ndërsa pikërisht për ta Kryetari i këtij organi Antonio Milloshoski sot deklaroi se nuk kanë çertifikata të sigurisë që të marrin pjesë në seancën në të cilën duhej të referonin disa kandidatë për ambasadorë, të tipit të mbyllur, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Një pjesë e madhe e deputëtve të shumicës në pushtet, sidomos ata të partisë BDI nuk kanë çertifikata kombëtare të sigurisë dhe nuk mund të marrin pjesë në seancë të këtillë. Për këtë arsye apeli im për Ministrin Bujar Osmani është të mendojnë kur dhe nëse është e nevojshme të klasifikojnë informacionet që i prezantojnë para ambasadorëve” – deklaroi Milloshoski.

Thirrjen për zhbllokimin e procesit, të cilën Milloshoski e quajti “fjalim dramatik përmes rrjeteve sociale”, Ministri Osmani e sqaroi me domosdoshmërinë të plotësohen disa ambasada të vendit.

“Kjo është vërtetë jokorrekte në shumë nivele. Përballja e fundit kur duhet edhe qytetarët ta shohin çfarë do të punojnë ata ambasadorë bllokohet për arsye absolutisht joparimore, nga tekat dhe agjendat partiake” – deklaroi Bujar Osmani.

Deputeti Arbër Ademi nga rradhët e BDI-së, sot për TV Klan Maqedoni pranoi se nuk ka çertifikatë të sigurisë.

“Është e vërtetë se nuk kam aplikuar për çertifikatë, por pres që nesër seanca të vazhdojë – e hapur për opinionin, për transparencë më të madhe. Ministria e Punëve të Jashtme kërkoi që në seancë të mbyllur të referojë vetëm kandidati për ambasador në SHBA” – deklaroi Ademi.

Fazën e fundit të procesit para dërgimit në mandat të ambasadorit duhet ta kalojnë diplomatët e zgjedhur për shefa të misioneve të Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Kanada, Belgjikë, Francë dhe në Bashkimin Evropian. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share