FSHF: Njofton për datat dhe kriteret e rinovimit të licencave UEFA B, UEFA A dhe UEFA PRO për trajnerë

Federata Shqiptare e Futbollit vijon përgatitjet për organizimin e kurseve për trajnerë të të gjitha niveleve në sezonin e ri, teksa ka hapur tashmë regjistrimet për disa lloje licencash, duke nisur që nga niveli UEFA B e deri te UEFA Pro, që është edhe më e rëndësishmja për një trajner futbolli.

Sakaq, Drejtoria Teknike pranë FSHF është fokusuar njëkohësisht edhe në procesin e rinovimit të licencave për trajnerët që e zotërojnë një të tillë e që duhet ta përditësojnë pasi u ka skaduar afati i vlefshmërisë.

Kësisoj, FSHF u bën me dije të gjithë trajnerëve që u ka skaduar licenca se në muajin gusht do të nisin edhe rinovimet e licencave për kurset UEFA Pro, UEFA A dhe Uefa B.

 

Të gjithë trajnerët të cilët kanë këto licenca duhet të paraqiten në Shtëpinë e Futbollit për të kryer rinovimin e licencave konkretisht në këto data: UEFA B më 22-23-24 gusht 2022; UEFA A më 25-26-27 gusht 2022; UEFA Pro më 29-30-31 gusht 2022.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share