Paris 2024: Franca merr masat e para, 38.000 forca sigurie për ceremoninë e hapjes

Në Paris pritet të jenë rreth 600.000 persona në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të vitit 2024 (26 korrik), e cila do të zhvillohet në lumin Senë. Ky është parashikimi që ka bërë Ministri i Brendshëm Francez, Gerald Darmanin.

Ceremonia e hapjes nuk do të zhvillohet në stadium, si zakonisht, por në një ambient të hapur.

Delegacionet do të bëjnë parakalimin përmes një flote me 200 varkash përgjatë lumit Sena. Brigjet e lumit mund të strehojnë 100.000 njerëz, që do të duhet të blejnë një biletë. Ndërsa 500.000 të tjerë do të mund të shikojnë falas përgjatë rrugës.
Organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit kanë avancuar me përgatitjet për ceremoninë ambicioze të hapjes, pavarësisht shqetësimeve të sigurisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Darmanin tha: “35.000 forca sigurie do të vendosen në terren për ceremoninë e hapjes. Ndërkohë që, edhe organizatorët do të shtojnë 3.000 personel sigurie të punësuar privatisht. Ndërkohë që, përgjatë gjithë Olimpiadës, mesatarisht do të jenë në gadishmëri 30.000 policë dhe xhandarë në ditë”.

Të gjithë stafit të Ministrisë së Brendshme do të ndalohen të marrin leje gjatë Lojërave, të cilat përfundojnë më 11 gusht. Ngjarje të tjera të mëdha sportive ose kulturore, duke përfshirë Turin e Francës në çiklizëm, do të zhvendosen ose anulohen nëse do të organizohen në të një jtën periudhë me Lojërat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share