Grubi: Jam i mishëruar me Kombëtaren e Anglisë

Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi për MundoKlan, ka komentuar zhvillimet e Kampionatit Botëror të Futbollit “Qatar 2022”, duke thënë se pavarësisht orarit të stërzgjatur dhe obligimeve të përditshme në punë, do të gjejë kohë për të ndjekur ndeshjet që gjatë ditës zhvillohen në Katar. Grubi shpreh keqardhje që Italia nuk arriti të kualifikohet në finalen e Botërorit, kurse për Katarin thotë se aplikimi i teknologjive të reja po e bën më joshës futbollin.

“Jam adhurues i flaktë i futbollit dhe nuk dua të lëshoj asnjë ndeshje të kampionatit Botërorë siç nuk kam lëshuar edhe në të kaluarën. Do të jetë vështirë për arsye se loja luhet në orën 11:00, tjetra në orën 14:00, tjetra në ora 17:00, ndërsa une në orarin e punës  e kam nga  tetë deri në tetë, diku 12 orë në ditë minimum. Po do përpiqem që edhe takimet t`i bëjë me njerëz të cilët e duan futbollin dhe ndoshta do ta shohim bashkërisht ndeshjen e futbollit siç e bëmë sot me ndeshjen e Anglisë dhe Iranit. E ndoqëm bashkërisht me njerëzit të cilët I kishim takimet. Kështu që vlerësoj që në këtë mënyrë do arrijë pak a shumë t`i shoh të gjitha ndeshjet. Ndërsa e veçantë mbajtja në Katar, do të thotë është përherë të parë me standarde të reja e shoh edhe me teknologji të re, në veçanti të VAR-it, se nuk e definova dot këtë rregullën e re të portierit I cili del jashta pesëmetërshit  dhe atëherë bëhet ofsajd. Ja që e mësova  edhe këtë në ndeshjen e parë midis  Katarit dhe Ekvadorit dhe të shohim, të shohim do jetë një garë e veçantë. Më vjen keq që Italia nuk është pjesë e këtij kampionati. Por ja sa po filloj I uroj të ketë sukses” – shprehet Grubi.

Për Zv/Kryeministrin Grubi, s`ka asnjë dilemë. Do të bëjë tifo për kombëtaren angleze, ngase, sic thotë, jam i mishëruar me “albionin krenar’, por rival I sheh kundërshtarët si Franca, Argjentinën, Brazilin e Gjermaninë.

 “Tash nuk mund ta ndryshoj favoritin tim se unë jam I mishëruar me  kombëtaren e Anglisë, normalisht në mungesë të kombëtares tonë. Por Anglinë e kam përkrahur  gjithmonë që nga fëmijëria dhe vazhdoj ta përkrahi  dhe shpresoj që ta merr kampionatin Botërorë këtë vit në Katar. Por, shoh konkurrencë të fortë tek Franca. Për fat të keq më vjen shumë keq për lëndimin e Benzemas dhe mungesës së tij në ndeshjet të cilat  do t`i luaj Franca. Por Franca, Gjermania, Argjentina, Braziili, Anglia. Këtu e shohë fituesin e Kampionatit Botërorë” – deklaroi për Mundo Klan, Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi. /KlanMacedonia

https://youtu.be/fxKUbzrU0x4

Lexo gjithashtu
Total
0
Share