Françesko Xhaja lufton për Shqipërinë në Kickbox

27-vjeçari flet prag të sfidës me kampionin e botës

Federata Shqiptare e Kickboksit do të përfaqësohet në Tajlandë në eventin më prestigjioz të këtij sporti në organizimin One Championship, me sportistin Françesko Xhaja.

27-vjeçari i që jeton dhe stërvitet në Itali do të garojë për Light heavyweight kundër rumunit Andrei Stioca kampion bote. Për përballuar një sfidë të tillë Xhaja e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë. Por jo vetëm kaq, Xhaja ka studiuar edhe ndeshjet e kundërshtarit për të mësuar sa më shumë për pikat e forta të tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në sfidën që do të mbahet me 24 Shkurt, Xhaja po mbështetet nga trajneri i kombëtares Leli Gega, me të cilin ka marrë pjesë në aktivitete mjaft të rëndësishme madje me kundërshtarë të një niveli të lartë. Një prej tyre ishte edhe ndeshja në eventin Megdan në Beograd.

Eventi One Championship, që mbahet në Bangkok të Tajlandës, është një nga promocionet më të rëndësishme në sportin e Kickboksit që përfshin kampionët më të mirë të Azisë.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share