3 ekipe shqiptare në play-off të Conference League

Partizani, Ballkani dhe Struga kërkojnë kualifikimin

Me golin e Tedi Carës, Partizani kaloi Valmierën duke u kualifikuar për në play-off të Conference League. Të kuqtë janë një hap larg fazës së grupeve, por do të duhet të përballen me një pengesë të fortë siç është Astana e Kazakistanit.

Ndeshja e parë do të luhet në transfertë me 24 Gusht. Edhe skuadra e kosovës, Ballkani do të vazhdojë garën në play-off. Pas fitores 3-1 në ndeshjen e dytë me skuadrën nga Gjibraltari, Linkoln Red, skuadra që drejtohet nga Ilir Daja, do të luajë kundër Bate Borisov, ekip me të cilin Partizani u përball në kualifikueset e Champions League.

Struga e Shpëtim Duros u kualifikua me Sëift Hesperange nga Luksemburgu dhe në play-off do të luajë kundër Breidablik të Islanders. Ndeshja në shtëpi e Strugës do të zhvillohet në “Elbasan arena”.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share