Francë: Dhjetë mijë njerëz janë larguar nga zjarret

ZJARRE TË FUQISHME NË SPANJË, RREZIKOHEN GREQIA QENDRORE DHE KRETA

 Mbi 10 mijë persona janë larguar nga një rajon jugperëndimor në Francë pasi zjarret filluan të intesifikoheshin pranë banesave. Zjarret në në pjesën perëndimore të kanë djegur më shumë se 4,000 hektarë tokë. Greqia Qendrore, Atika dhe Kreta janë ndër zonat më të rrezikuara dhe zyrtarët u kanë bërë thirrje grekëve të kenë kujdes.

Banorët dhe pushuesit kanë ikur nga qytetet dhe fshatrat në Francë pasi zjarret e fuqishme iu afruan zonave të banimi. Erërat e forta po i përhapin flakët në pjesën më të madhe të disa rajoneve në Francë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më shumë se 10,000 njerëz janë detyruar të largohen nga rajoni jugperëndimor Gironde. Dhjetëra zjarre janë active në Portugali dhe Spanjë ku temperaturat kanë shkuar mbi 40 gradë Celsius.

Zjarret në Salamanca në pjesën perëndimore të Spanjës u intensifikuan pasi kushtet e motit penguan përpjekjet për shuarjen e zjarrit gjatë natës, duke djegur më shumë se 4,000 hektarë tokë të djegur. Një zjarr në Ladrillar në Spanjën perëndimore, doli jashtë kontrollit në provincën kufitare Salamanca në rajonin e Castile dhe Leon, ndërsa filloi një valë e fortë të nxehtit. Të paktën 281 vdekje në të dy vendet ishin të lidhura me valën e të nxehtit në Francë dhe Spanjë gjatë këtij muaji.

Italia dhe Kroacia kanë raportuar gjithashtu zjarre. Temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pesë rajone në Greqi . Greqia Qendrore, Atika dhe Kreta janë ndër zonat më të rrezikuara dhe zyrtarët u kanë bërë thirrje grekëve të kenë kujdes.

Shërbimet e urgjencës lëshuan një apel urgjent për banorët në juglindje të Athinës që të largohen nga fshati Feriza Saronikos për në bregdet./KlanNews

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share