Fotot nga Inteligjenca Artificiale do shfaqen ndryshe në Facebook, Instagram dhe Threads

Meta AI logo is seen in this illustration taken September 28, 2023. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Meta ka deklaruar se në muajt pasardhës, përdoruesit do shohin etiketa në përmbajtjet që mund të jenë të prodhuara nga Inteligjenca Artificiale.

Kompania njoftoi se po punon me partnerët e industrisë mbi standardet e zakonshme teknike për identifikimin e përmbajtjes nga Inteligjenca Artificiale në platformat e saj, si Facebook, Instagram dhe Threads, përfshirë video dhe audio.

“Duke qenë se diferenca mes përmbajtjes njerëzore dhe sintetike është turbulluar, njerëzit duan të dinë ku është kufiri”, tha presidenti i Marrëdhënieve Globale. “Është e rëndësishme që ne t’i ndihmojmë njerëzit kur përmbajtja që shohin është krijuar me anë të IA”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Imazhet që do të jenë të gjeneruara në këtë formë do të kenë etiketën “Prodhuar me AI” bashkë me logo të padukshme dhe metadata të vendosura brenda tyre. Meta planifikon që të etiketojë të gjitha përmbajtjet e krijuara me Google, OpenAI, Microsoft, Adobe, Midjourney dhe Shutterstock.

Kompanitë e IA po nisin të përfshijnë metadata në gjeneruesit e imazheve të tyre, por nuk i kanë përfshirë ende në mjetet e IA që gjenerojnë audio dhe video. Për këtë arsye, Meta nuk mundet ta etiketojë automatikisht si të prodhuar nga Inteligjenca Artificiale.

Kompania po shton një opsion që njerëzit të mund të zbulojnë nëse postimi përban audio apo video të prodhuar me anë të IA derisa të gjendet një zgjidhje tjetër./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share