Twitter padit Elon Musk

Twitter ka ngritur një padi kundër CEO të Tesla, Elon Musk duke kërkuar që ta detyrojë atë të përfundojë blerjen prej 44 miliardë dollarësh të kësaj kompanie të mediave sociale.

“Pasi bëri një spektakël publik duke përdorur Twitter-in dhe duke propozuar që të ketë marrëveshje miqësore me shitësin, Musk për dallim nga palët e tjera që janë subjekt i ligjit të kontratës së Delaware-it, është i lirë të ndryshojë mendjen, ta sulmojë kompaninë, të pengojë operacionet, të shkatërrojë vlerën e aksioneve, dhe të largohet nga marrëveshja”, thuhet në padi.

Në ankesën ligjore të paraqitur nga Tëwitter, thuhet se “Musk refuzon të respektojë detyrimet e tij ndaj Twitter dhe aksionerëve të tij, sepse marrëveshja që ai nënshkroi nuk i shërben më interesave të tij personale”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Padia do të vazhdojë në Gjykatën e Delaware. Musk dhe Twitter po bëhen gati për një betejë ligjore pasi miliarderi gjatë fundjavës së kaluar tha se po tërhiqet nga marrëveshja e arritur në prill për blerjen e kompanisë.

Menjëherë pas paraqitjes së rastit, Musk shkroi në Twitter, “Oh ironia “. Në prill, Musk njoftoi marrëveshjen e bashkimit prej 44 miliardë dollarësh të Twitter. Më vonë në maj, ai tha se marrëveshja ishte pezulluar përkohësisht pasi kërkoi detaje mbi numrin e llogarive false të platformës sociale. Avokati i Musk pretendoi se Twitter nuk përmbushi detyrimet e tij në marrëveshjen e bashkimit dhe ishte në shkelje të dispozitave të shumta të marrëveshjes së nënshkruar në prill.

Kryetari i Bordit të Twitter, Bret Taylor tha se kompania është e përkushtuar të mbyllë marrëveshjen për çmimin dhe kushtet e rënë dakord me Musk, dhe ka në plan të ndjekë veprime ligjore për të zbatuar marrëveshjen e bashkimit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share