Flamuri ukrainas ngrihet mbi Kherson

Rusia tërhoqi rreth 30,000 trupa, Biden thirrje për tërheqjen e plotë të ushtrisë ruse

Rusia është këtu përgjithmonë. Slogani që Kremlini përdori pas të ashtuquajturit aneksimin të katër rajoneve të Ukrainës. Për Khersonin zotimi rus përgjithmonë, zgjati vetëm tetë muaj.

Banorë të gëzuar që mirëpresin mbërritjen e trupave ukrainase në qendër të Khersonit pasi Rusia braktisi të vetmin kryeqytet rajonal që kishte pushtuar.

Rusia tha se tërhoqi rreth 30,000 trupa përtej lumit Dnipro pa humbur asnjë ushtar të vetëm. Por ukrainasit dhanë pamjen e një tërheqjeje kaotike, me trupat ruse që hoqën uniformat e tyre, hodhën armët dhe u larguan pjesërisht në këmbë.

Dhjetëra njerëz duke brohoritur slogane fitoreje në sheshin qendror të qytetit jugor të Ukrainës.

Zbulimi ushtarak ukrainas tha se një numër i madh ushtarësh rusë janë mbytur në lumë në përpjekje për t’u arratisur.

Blogerët pro-rusë të luftës raportuan se forcat ruse u goditën me breshëri artilerie ndërsa kalonin lumin.Përparimi i Ukrainës ndodhi shumë më shpejt sesa paralajmëroi ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksii Reznikov.

Humbja e kryeqytetit rajonal zhbën ëndrrat e presidentit Putin për të pushtuar të gjithë bregun e Detit të Zi të Ukrainës, megjithëse zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se statusi i Khersonit si territor rus mbetet i pandryshuar.

Rruga e vetme tokësore që të çon drejt Krimesë kalon nëpër urën e dëmtuar Antonivskiy, u shemb. Blogerët ushtarakë rusë thanë se pjesë të urës u hodhën në erë nga trupat ruse gjatë tërheqjes.

Disa aleatë perëndimorë shpresojnë se pas përparimeve të fundit ukrainase palët do të ulen në bisedime. Presidenti Zelensky kërkon tërheqjen e plotë të trupave ruse dhe kompensim nga Moska për dëmet e shkaktuara. Duket tani se edhe presidenti Biden po anon nga kjo qasje.

Ai foli me gazetarët para se të nisej për në samitin e Klimës.

“Nuk mendoj se konflikti do të zgjidhet derisa Putini të largohet nga Ukraina”, tha Joe Biden , presidenti i SHBA-së

Përparimi ukrainas në jug krijon problem ushtarake për Rusinë. Me raketat HIMARS tani ushtria ukrainase e ka të lehtë për të shënjestruar objektiva në Krime dhe më tej.

Humbja e Khersonit vjen në të njëjtin nivel me tërheqjen poshtëruese të Rusisë nga pozicionet e saj jashtë kryeqytetit Kiev në fillim të vitit. Rusët humbën kontrollin e territoreve të mëdha në lindje, anija e tyre kryesore e flotës së Detit të Zi u fundos dhe ura e vetme që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar është ende jashtë funksionit.

Tani forcat ruse u detyruan të braktisin kryeqytetin e vetëm rajonal që kishin arritur të kapnin që nga pushtimi i plotë i shkurtit.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, diskutoi situatën në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky, në një bisedë telefonike më 11 nëntor, pak para samitit të G20-ës, i cili do të mbahet javën e ardshme në Indonezi.

Kështu tha Berlini zyrtar, ku sipas njoftimit, presidenti ukrainas e ka informuar kancelarin gjerman për zhvillimet e fundit në Herson.

Rusia ka njoftuar më 10 Nëntor se ka filluar tërheqjen e trupave ruse nga Hersoni, qytet strategjik ukrainas.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share