Flamujt në selinë e NATO-s janë ulur në gjysmështizë për shkak të tërmetit në Turqi

Flamujt në selinë e NATO-s janë ulur në gjysmështizë në shenjë të solidaritetit me Turqinë për shkak të tërmetit katastrofal në vend.

Flamujt e 30 vendeve aleate para selisë së NATO-s në Bruksel deri nesër në mbrëmje do të qëndrojnë në gjysmështizë, në shenjë të solidaritetit me Turqinë dhe popullin turk.

Misioni i përhershëm turk në NATO bëri të ditur se u shpreh falënderim aleatëve për ndihmën që të hënën filluan ta dërgojnë në Turqi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më shumë se 1.400 pjesëtarë të personelit për reagim gjatë rasteve urgjente nga më shumë se njëzet aleatë dhe partnerë të NATO-s – përfshirë edhe edhe të ftuarit Finlandën dhe Suedinë – po vendosen në Turqi, duke ndihmuar për t’u përgjigjur tërmeteve shkatërruese që e goditën vendin më 6 shkurt. Më shumë se 53.000 shpëtimtarë turk të ciët të parët arritën për momentin janë në terren, bëri të ditur Aleanca.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share