Fitore me dush ndaj japonezit Sakamoto, Besir Alili në gjysmëfinale

Vazhdojnë paraqitjet impresive të Besir Alilit në Botërorin U20 në Aman të Jordanisë, duke arritur të plasohet edhe në gjysmëfinale.

Në kategorinë deri më 61 kg, pas fitoreve ndaj ukrainasit Tashohlo dhe turkut Çetin, në çerekfinale erdhi edhe një triumf, kësaj here në mënyrë impresive, kundër përfaqësuesit të super fuqisë botërore në mundje, Rin Sakamoto të Japonisë. “Diamanti” ynë fitoj me dush ndaj Sakamotos pas vetëm një minutë e 55 sekonda dhe u plasua në gjysmëfinale, ku për një vend në finalen e madhe, gjatë ditës do të takohet me Kumar Mohit nga India.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share