Liga e Dytë: Besa dhe Bashkimi me efekt maksimal – tre ndeshje, tre fitore

Besa e Dobërdollit pas dy fitoreve në dy xhirot e para, sot ka shkëlqyer edhe në terrenin e nxehtë në Manastir kundër Novacit, duke fituar me rezultatin 4-1. Hero i ndeshjes ishte Fiton Ademi autor i hat trikut dhe një gol i Izair Eminit. Besa edhe njëherë dëshmoi se është pretendenti më serioz për kreun e tabelës.

Me fitoren e tretë sezonale ka befasuar edhe debutuesi në Ligën e dytë, Bashkimi i Kumanovës ekip që pas dy fitoreve si vendas, shënoi fitore në transfertë Kundër Osogovës në Koçani. Autorë të golave për Bashkimin ishin Atdhe Kadriu, Ekrem Memedi dhe Amar Imeri.

Fitoren e tretë sezonale e ka shënuar edhe Pelisteri në transfertë, kundër Sasa Kamenicë 2-0.

Detonit Pllaçkovica mundi Arsimin 1-0, ndërsa Bellasica mundi Teteksin 2-0, Kozhufi fitoi ndaj Skopjes 4-2, ndërsa Karaormani mundi Vardarin e Negotinës 2-0. Ndeshje e vetme që përfundoi pa gola ishte ajo mes Pobedës dhe Ohrit

Rezultatet: Pobeda – Ohri 0-0, Osogova – Bashkimi 2-3, Bellasica – Teteksi 2-0, Novaci – Besa 1-4, Kamenica Sasa – Pelisteri 0-3, Detonit Pllaçkovica – Arsimi 1-0, Kozhufi – Skopje 4-2, Karaormani – Vardari 2-0 pas tre xhirove të zhvilluara

Tabelën e kryesojnë: Besa, Pelisteri, Bashkimi, Kozhufi dhe Detonit Plaçkovica me nga 9 pikë.

Në xhiron e katërt më 3 shtator , takohen: Arsimi – Kozhufi, Bashkimi – Bellasica, Besa – Kamenica Sasa, Skopje – Karaormani, Pelisteri – Detonit Plaçkovica , Ohri – Vardari, Pobeda – Osogova dhe Teteksi – Novaci./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share