Osmani: Ukraina stacioni i parë i ambicjeve imperialiste ruse!

NDIKIMI RUS NË RAJON

Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicieve imperialiste ruse – thotë Ministri I Jashtëm dhe Kandidati Presidencial I BDI-së, Bujar Osmani, gjatë një prononcimi në podcastin “Informale”. Sipas Osmanit, Ballkani Perëndimor është i përkryer për ta keqpërdorur si platformë, për ta minuar Evropën.

”Nëse e sheh hartën e Evropës, Ballkani Perëndimor është një ishull politik. Është i rrethuar me vende të NATO-së. Rusia po mos të ishte, do ta kishte krijuar një mundësi të tillë që të ketë një platformë, si Dodikun për shembull, që me sustë mund ta urdhëron nesër të krijon situatë të re” – tha Bujar Osmani, MPJ dhe kandidat presidencial.

Bujar Osmani, është prononcuar edhe rreth tentimit për atentat ndaj tij. Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar, teksa ai në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së kryente një vizitë në rajonin e Transnistrisë në Moldavi që kontrollohet nga prorusët.

”Ne ishim me avion të Qeverisë të Maqedonisë së Veriut, për shkak se shumë vështirë me avion komercial të shkoni deri atje. U nisëm prej në Kishinjau për Shkup. Gjatë gjithë rrugës ne nuk kishim radar. Thjeshtë ne nuk identifikoheshim nga asnjë kullë kontrolli përgjatë rrugës, prej Rumanisë, Bullgarisë, Maqedonisë këtu dhe pastaj u konstatua se kjo është bërë me disa aparatura që lëshojnë valë për të neutralizuar radarët. Është informuar natyrisht edhe NATO, po bën investigimet. Po pse e tregoj këtë?! E tregoj si shembull se çfarë janë të gatshëm” – tha Bujar Osmani, MPJ dhe kandidat presidencial.

Për tentim-atentati ndaj Osmanit, në marsin e vitit të kaluar, kishin shkruar edhe mediat moldave. Transnistria kishte akuzuar për plan ukrainas, Kievi I kishte hedhr poshtë akuzat duke paralajmëruar për “skenar të Kremlinit” kuse Kishinjevi kishte përjashtuar implikimin e Ukrainës. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share