Juventus dhe Inter të kënaqur me barazimin

Allegri: Luajtëm mirë. Inzaghi: Gabuam vetëm te goli

Derbi i Italisë përfundoi në barazim 1-1, duke mos ndryshuar vendet e Inter dhe Juventus në renditjen e Serie A. Në ndeshjen e luajtur të dielën në Torino fillimisht shënoi Vlahovic për vendasit, ndërsa pak minuta më vonë, Lautaro Martinez realizoi për miqtë. Të dy trajnerët u shprehën të kënaqur në fund të sfidës për pikën e marrë

Massimiliano Allegri: Skuadra bëri një paraqitje të mirë dhe nuk ishte e lehtë. Juventus nuk luante për vendin e parë prej 3 vitesh. Të qëndrojmë 2 pikë larg Inter është një arritje. Të mos humbisnim ishte më e rëndësishme se të fitonim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Filippo Inzaghi: Ishim të përqendruar dhe u treguam të zotë që barazuam edhe pse gabuam në golin e pësuar. Gjatë pjesës së dytë krijuam shumë raste, por ashtu siç shkoi ta pranojmë këtë rezultat që para takimit nuk do të firmosja.

Si Inter dhe Juventus kanë vetëm 1 humbje në 13 javët e para të kampionatit e shkaktuar nga e njëjta skuadër, Sassuolo. Zikaltërit e kanë fituar titullin e fundit kampion në 2021, ndërsa bardhezinjtë në 2020.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share