Finalja e Kupës së Botës për klube, Manchester City eliminon Urawa Red Diamonds

Finalja e Kupës së Botës për klube do të jetë Fluminense-Manchester City. Kampionët në fuqi të Europës mundën Uraëa Red Diamonds 3-0 në stadiumin “Mbreti Abdullah” e më 22 dhjetor do të përballen me kampionët e Amerikës Latine.

30 minutat e para ishin të vështira për anglezët, që kundër patën në ekip të mirëorganizuar. Por japonezët e gjetën vetën në disavantazh në fund të pjesës së parë, për shkak të një autgoli. City siguroi fitoren falë golave të Kovaçiç dhe të Bernanrdo Silvës.

Trajneri Pep Guardiola tha se skuadra e tij e kërkon ta fitojë këtë trofe.

“Ne nuk e kemi fituar kurrë atë! Është hera e parë që Mançester Siti mbërrin këtu! Unë përfaqësoj këtë klub të madh! Dhe jam i lumtur që kemi arritur finalen kundër Fluminenses. Pra, ky është hapi i fundit që të fitojmë titullin e vetëm që ky klub nuk e ka! Dhe po, ne do të luftojmë për të! Jam i sigurt që futbollistët do të bëjnë gjithçka për ta ngritur këtë trofe!”

City që ka fituar vetëm tre nga tetë sfidat e fundit në të gjitha kompeticionet, nëse triumfon në fianle, do të bëhet klubi i katërt anglez që e ka fituar botërorin e klubeve pas Manchester United, Liverpool dhe Chelsea. Fituesit e Copa Libertadores Fluminense, e siguruan një vend në finale, pasi mundën egjiptianët e Al-Ahly 2-0.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share