Serie A, Kristjan Asllani gati për sfidën Lazio-Inter

Mesfushori zikaltër komenton ndeshjen e javës së tretë

Lazio-Inter është një nga ndeshjet më interesantë të javës së tretë e Serie A. Për mesfushorin shqiptar të klubit zikaltër do të jetë një moment i veçantë pasi përballet me Elseid Hysajn kapitenin e tij tek Kombëtarja Shqiptare.

“Kur luajmë si kundërshtarë gjithnjë është një kënaqësi, shkëmbejmë fanellat me Hysajn, është një mik për mua”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nuk është e qartë nëse do të jetë në fushë që nga minuta e parë, pasi Asllani do të duhet të bindë trajnerin Inzaghi se e meriton vendin e titullarit.

Kundër Lazio do jetë e vështirë, ata kanë një skuadër të fortë. Ne duhet ta përgatisim mirë dhe të imponojmë lojën tonë. Roli im është të luaj para mbrojtjes, por mund të luaj edhe në pozicione të ndryshme në mesfushë. Duhet të rritem dhe të përmirësohem mbi të gjitha në fazën mbrojtëse. Kam shumë për të mësuar.

Me sezonin e shkuar tek Empoli dhe pak ndeshje miqësore me Interin, Kristjan Asllani ka bindur se ka të ardhme në Serie A. I mbetet futbollistit që të tregojë vlerat për të justifikuar besimin e dhënë nga Inter.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share