FFM: Në vitin 2023 priten investime nga “Hat-trick 6” i UEFA-s

Sejdini: Mjetet “hat-trick 6”, do t’i dedikoj aty ku ka nevojë

Federata e futbollit të Maqedonisë gjatë vitit 2022 në planin e investimeve sidomos në infrastrikutur  në realizim e sipër janë projetet e filluara  si tribuna në stadiumin e Shtipit, tribuna në stadiumin e Kavadarit dhe stadiumi ndihmës në Veles. Këto projekte pritet të përfundojnë në gjysmën e parë të vitit 2023. Ndërsa në vitin 2023 pritet të thithen edhe 5 milionë euro nga programi i “Hat Trick 6” i UEFA-s.

“Kështuqë viti 2023 mendoj se do të jetë mjaftë i përkushtuar sidomos në infrastrukture, duke pasur  parasysh se në në vitin 2023 UEFA do të hartoj edhe Hat-Tric 6, për të gjitha Federatat e futbollit të Europës. Kështuqë ne si federatë do inkasojmë diku pesë milonë Euro për infrastrukture. Unë bashkë me anëtarët e KD do të bëjmë një plan-program dhe do të vendosim se ku ato mjete do të dedikojmë. Dua të sigurojë të gjithë sport dashësit se FFM-ja mjetet që do ti thithë nga UEFA, konkretisht nga “hat-trik 6”, do ti dedikoj aty ku ka nevojë”, u shpreh Muhamed Sejdini, kryetar i FFM-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryetari i FFM-s, Muamed Sejdini këtë e deklaroi në intervistën e fundvitit për Klan Maqedoni që do të emitohet në emisionin “Happy Day” të enjten./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share