Basketboll: Mësohen dyshet e çerekfinales të Kupës së Botës

Pas ndeshjeve të djeshme përfundimisht përfundoi edhe faza e dytë e Kampionatit Botërorë të Basketbollit dhe tani më janë mësuar edhe  emrat dysheve të çerekfinales.

Në bazë të rregullores dita e sotme është e lirë, ndërsa  nga  dita e martë nisin garat e çerekfinales.  Sipari i ndeshjeve çerekfinale hapet me  ndeshjen  Lituani – Serbi që fillon  në orën 10:45, sipas kohës n% vendin tone, ndërsa  në ndeshjen e dytë në ora 14:40, takohen SHBA  dhe Italia.

 Dy ndeshjet tjera çerekfinale do të zhvillohen të mërkurën  dhe  ate në ora 10:45 takohen Gjermani – Letoni, dhe në orën 14:40  takohen  Sllovenia – Kanada

Kupa Botërore e Basketbollit FIBA 2023 , në Fazën e Grupeve është zhvilluar  në Indonezi, Japoni dhe Filipine,  ndërsa  Faza e fundit zhvillohet në kryeqytetin e Filipineve, Manila.

Kjo është hera e parë që një Botëror zhvillohet në tre shtyete.

Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Botës 2023

Lituani – Serbi         05.09.2023  në ora 10:45

SHBA – Itali              05.09.2023  në ora 14:40

Gjermani – Letoni   06.09.2023  në ora 10:45

Slloveni – Kanada    06.09.2023  në ora 14:40

/KlanMacedonia/                                  

Lexo gjithashtu
Total
0
Share