Fakulteti i Administrimit të Biznesit fitues i trofeut në turneun organizuar me rastin e 29 vjetorit të themelimit të UT-s

Me  rastin e  29 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës,  Fakulteti i Kulturës Fizike organizoi turnir të futbollit në sallë, me ekipe nga të gjitha fakultetet e këtij Universiteti, ndërsa sot u zhvillua ndeshja finale ndërmjet ekipeve Fakulteti i Shkencave të Zbatuara dhe Fakulteti i  Administrimit të Biznesit. Për të ndjekur këtë ndeshje finale të pranishëm ishin drejtuesit e Universitetit të Tetovës, profesorë dhe studentë. Para fillimit të ndeshjes finale performoi grupi “Akua Dance” me vallëzimin e tipit “breakdance” .

Fitues i Kupës kalimtare që e ndau kryetari i Senatit Prof Dr, Vullnet ishte ekipi i Fakultetit të Administrimit të Biznesit. Pas  ndarjes  së çmimeve Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare, prof Dr. Salajdin Salihu, deklaroi:

Ky është një aktivitet i cili i jep një hijeshi të veçantë pikërisht këtyre festave, përvjetorin e Universitetit të Tetovës, dhe është një aktivitet tradicional me një kupë e cila qarkullon për çdo vit dhe me një interesim dhe me një prani shumë të madhe të studentëve, të gjithë sportdashësve dhe mendojmë që kjo traditë do të vazhdojë përherë dhe me shumë risi të tjera”. deklaroi prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare Prof.Dr. Salajdin Salihu

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kapiteni i ekipit fitues. Edin Ajdini i kënaqur me trofeun e fituar me  rastin e 29 vjetorit të UT-së, deklaroi.

Faleminderit Universitetit të Tetovës, ne jemi nga Fakulteti i Administratës dhe Biznesit në Kumanovë, falënderojmë dekanin dhe studentët që na ftuan të marrim pjesë në turneun e 29 vjetorit të Universitetit të Tetovës. Ne si student mblodhëm koleg që nga viti i parë deri në vitin e fundit, vitin e katërt, që të zhvillojmë një ndeshje futbolli sa më të mirë dhe ndjehem falënderues ndaj Universitetit të Tetovës që na përkrahin çdoherë, na ofrojnë ndihmë, bashkëpunime, tema.”

Vendi  i dytë i takoi ekipit Fakulteti i Shkencave të Zbatuara, ndërsa vendi i tretë ekipit të Fakultetit të kulturës Fizike, organizatori  nda kupë edhe për futbollistin më të mirë  Amar Imeri nga  ekipi i Fakultetit të Administratës dhe Biznesit.  /KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share