Futboll: Nesër në Abu Dhabi miqësorja Arabi Saudite – RMV

PRITET INKUADRIMI I TË GJITHË FUTBOLLISTËVE TË FTUAR

Reprezentacioni ”A” i Maqedonisë së Veriut sot ka zhvilluara séancën e fundit stëtrvitore para ndeshjes së nesëme miqësore kundër Arabisë Saidite që do të zhvillohet në Abu Dhabi. Në formacion për ndeshjen e nesërme mund tu jepert rasti të gjith futbollistëve të ftuar

Seleksionuesi i reprezentacionit Bllgaola Milevski para ndeshjes së nesërme tha se këto ndeshje janë një mundësi e mirë për futbollistët që të konfirmojnë se cilësitë e tyre individuale mund t’i transferojnë në funksion të ideve taktike për ndeshjen.Ndërsa theskoi se kanë nalizuar seleksionin e Arabisë Saudite

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne kemi analizuar përzgjedhjen e Arabisë Saudite, edhe pse duke pasur parasysh që ndeshja është e tipit të mbyllur, apo ndeshje stërvitore, do të ketë shumë ndryshime dhe me gjasë do të kenë mundësi të gjithë futbollistët. Ne e vëmë theksin në lojën tonë dhe aftësinë për të përmbushur idetë taktike. Po punojmë mirë në përgatitje dhe nesër të gjithë duhet të sigurohemi që të arrijmë objektivin. Përballë kombëtares që po merr pjesë në Botëror, duhet të jemi kompakt dhe agresivë, por edhe të kërkojmë me durim shansin tonë” – deklaroi Bllagoja Milevski.

Ndeshja luhet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe nga ora 16:30. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share