Fajon – Mariçiq: Ndryshimet Kushtetuese kyçe për RMV-në!

Diplomatja sllovene thirrje partive politike ta mbështesin rrugën evropiane të vendit

Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka deklaruar në Shkup se ndryshimet kushtetuese janë kyçe për Maqedoninë e Veriut duke u bërë thirrje partive politike që të mbështesin rrugën evropiane të vendit.

“U bëj thirrje partive politike në këtë vend që t`i bëjnë këto hapa të domosdoshme sic është ndryshimi I Kushtetutës që procesi I zgjerimit dhe negociatat para aderuese të mund të vazhdojnë. Është kjo përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe kyçe që vendi të shkojë përpara drejt BE-së. Sot zgjerimi është bërë urgjencë gjoestrategjike dhe dëshiroj Maqedonisë të ketë guxim dhe vetëbesim”, deklaroi Tanja Fajon, Ministre e Jashtme e Sllovenisë.

Zv/Kryeministri Bojan Mariçiq pajtohet se ndryshimet kushtetuese paraqesin hapin e vetëm që të vazhdojë procesi eurointegrues I vendit.

“Raporti i progresit I KE-së dërgoi mesazh të fuqishëm se duhet të vazhdojmë dhe ta intensifikojmë punën në këtë rrugë dhe ta rrisim nivelin e gatishmërisë. Kemi progress në 80% të kapitujve. Kjo nuk do të thotë se kemi përfunduar, por kemi bazë të mirë të vazhdojmë më tej”, tha Bojan Mariçiq, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane

Këto komente u bënë pas nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zhvillimor 2023 – 2024 midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovensië, ku pritet që me ndihmën e Sllovenisë në vlerë prej 2.1 milion euro të realizohen pesë projekte infrastrukturore në pesë Komuna të vendit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share