LSDM: Përkrahje pa rezervë për zbardhjen e plotë të rastit në Klinikën e Onkologjisë

Social Demokratët përmes një kumtese kanë reaguar dhe kanë përshëndetur veprimet e MPB-së dhe Prokurorisë Publike për rastin me Klinikën e Onkologjisë në Shkup, përcjellë Klan M.

”Veprimi i institucioneve kompetente, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike për të shtypur krimin në Klinikën e Onkologjisë është me vend dhe meriton mbështetjen e plotë nga të gjithë.

Për çështje të tilla kriminale flitet që 20 vjet, por tani për herë të parë në zbardhjen e saj janë angazhuar institucionet kompetente dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Akuzat dhe dyshimet mbi bazën e të cilave ata po veprojnë janë të tmerrshme dhe për çdo bindje.

Veprimi institucional është rruga e duhur për zbardhjen e plotë të rastit sa më shpejt dhe përgjegjësi e të gjithë të përfshirëve, për të gjithë periudhën e mbuluar.

Pa abuzime të bujshme dhe pa etiketime të të gjithë mjekëve dhe infermierëve, vetëm një zgjidhje profesionale dhe e shpejtë institucionale, në përputhje me ligjet, do të përcaktojë me saktësi përgjegjësinë dhe do t’i vërë para drejtësisë të gjithë të përfshirët, vite më parë.

LSDM-ja nuk do të lejojë askënd të pasurohet në kurriz të shëndetit të njerëzve dhe as rasti nuk do të keqpërdoret politikisht nga partitë kriminale si DPMNE-ja, të cilat nuk dinë gjë tjetër veç abuzimeve” – thuhet në kumtesën e LSDM-së. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share