Rekord gjobash në 24 orët e fundit në Maqedoni, sanksionohen 700 shoferë për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.06.2023), ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 700 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 82 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 10 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 331 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 369 jashtë qytetit. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta” – thuhet në kumtesën e MPB-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share