Reprezentacioni i Ukrainës shënoi fitore 2-0 kundër Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e raundit të gjashtë të grupit C, për kualifikim në Euro 2024.
Ndeshja mes Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut filloi me një lojë të hapur nga të dyja ekipet të cilat mundoheshin të organizojnë kundërsulme për të mposhtur portat kundërshtare. Edhe pse kishte disa raste goli i parë për Ukrainën erdhi në minutën e 30-të kur gjuajtja e Sudakov goditi një futbollist dhe ndryshuar drejtimin për ta befasuar edhe portierin Dimitrovski për 1-0 . Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë
Në pjesë e dytë dy ekipet e nisën me sulme të ndërsjella por dy portierët ishin në nivelin e duhur. Seleksionuesi I Maqedonisë Milevski tentoi që ndryshoi lojën me inkuadrimin e Çurlinovit, Dimovskit, Ademit dhe Dorievit,
Në minutën e 88-të të ndeshjes në fushën e lojë hyni një tifozë , por sigurimi pas asnjë problem e larguan nga terreni.
Në minutë e fundit shtesë Oleksandr Karavaev shënoi golin e dytë për fitoren 2-0, ai nga jë distance mbi 30 metra shfrytëzoi daljen e portierit Dimitriovski jashtë zonës.
Mbi 14 mijë tifozë gjatë gjithë kohës nuk u ndalën së përkrahuri përfaqësueset e veta, por mbete e pahijshme sjelljet e tifozëve nga Maqedonia e Veriut të cilët në pjesën e parë ofendonin shqiptarë
Pas ndeshjes së sotme Ukraina aktualisht pozicionohet e dyta me 10 pikë të grumbulluara , ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet në pozitën e katërt me 7 pikë.
Golashënues Sudakov 30’
Stadiumi “Epet Arena” në Pragë Republika Çeke
Shikues; 13000
Referi – Sllavko Vinçiq – Slloveni
UKRAINA: Trubin, Konoplya, Stepanenko, Sudakov (Svatok), Mudryk (Karavaev, Dovbyk Yaremchuk), Zbaranyi, Mikolenko, Zinçenko (Sydorchuk), Zubakov (Malinovsky), Natviyenko
Seleksionuesi: Sergiy Rebrov
MAQEDONIA E VERIUT: Dimitriovski, Musliu, Manev (Çurlinov), Serafimov, Alioski, Ashkovski (Dimovski), Atanasov (Arijan Ademi), Elezi (Doriev), Bardhi, Elmas , Miovski (Trajkovski)
Seleksionuesi: Bllagoja Milevski