Granit Xhaka ka kompletuar transferimin e tij në Gjermani te skuadra e Bayer Leverkusenit.
Pas shtatë vitesh, futbollisti nga Kosova mbylli karrierën te Arsenali, duke u larguar si një legjendë e klubit.
Ai sot ka treguar edhe arsyet pse e çuan deri në këtë vendim.
Ndër tjera, Xhaka theksoi se nuk ishte arsyeja gruaja e tij.
“Pas shtatë vjetësh, ishte koha për diçka krejt të re. Liga nuk është e re, por klubi po. Gjatë bisedimeve me drejtorin sportiv dhe Xabi Alonson (trajnerin), kam ndier se projekti afatgjatë në Leverkusen ishte më i vlefshëm dhe se më përshtatej 100 për qind”, ka shtuar Xhaka.