Liga e dytë e Futbollit/ KF Besa vetëm një pikë larg inkuadrimit në Ligën e Parë

Tanimë është evidente  se  në sezonin 2024/2025,  skuadrave të Ligës së parë do t’iu bashkëngjitet edhe  klubi i futbollit Besa nga Dobërdolli, pasi pesë xhiro para  përfundimit të kampionatit  ka  6 pikë më tepër se vendi i  dytë dhe  14 më tepër se vendi i tretë. Pra  nga  suksesi  historik e ndan vetëm edhe një pikë

Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro nga përfundimi i kampionatit në Ligën e dytë të futbollit, Besa e Dobërdollit të Gostivarit është larg vetëm një pikë nga inkuadrimi në Ligën e parë.

Futbollistët e skuadrës thonë se Besa plotëson të gjitha kriteret për të qenë në elitë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

IZAIR EMINI – FUTBOLLIST I KF BESA

“Normalisht, jemi shumë afër të shpallemi edhe matematikisht në Ligën e Parë, për neve si klub do të thotë shumë pasi që jemi një klub shumë i ri dhe mendoj se me një sponsor që kemi shumë stabil mendoj se neve meritojmë Ligën e Parë sepse i kemi të gjitha kushtet e plotësuara nga pronari jonë dhe mendoj se do të jemi edhe në të ardhmen në Ligën e Parë, do të jemi një klub shumë serioz dhe shumë stabil.

Para  fillimit të sezonit pranveror, Izair Emini  tha se me kualifikimin e Besës në Ligën e parë, Emini tha se do t`i jepte lamtumirën futbllit aktiv, por pas takimit me pronarin, si duket  ka ndërruar mendje.

IZAIR EMINI – FUTBOLLIST I KF BESA

“Normalisht unë ashtu e kam fatin tim, karakteri im më bën ashtu që ku të shkojë o të dal kampion o të ngjitem në Ligën e Parë, dhe seriozisht kam menduar që në fund të kampionatit të tërhiqem, mirëpo me presidentin kam folur dhe deri në fund do të jetë hapur nëse do të vazhdojë Iza edhe një vit në Ligën e Parë, do të shohim një fund”.

Klubi i futbollit Besa përgatotet për festë kur më 27 prill, në ndeshjen kundër Pelisterit, matematikisht duhet ta zyrtarizojë kualifikimin në elitën e futbollit vendor. /TvKlan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share