AC Milan shkarkon Paolo Maldinin

Klubi i futbollit Milan ka shkarkuar Paolo Maldinin nga posti i drejtorit teknik.

Lajmi është mjaft befasues pas rezultateve të mira që Maldini pati në Milano dhe bashkë me të largohet edhe drejtori sportiv dhe bashkëpunëtori i parë Federic Massara.

Sipas mediave italiane, Juventusi po pret ta thërrasë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bardhezinjtë kanë hyrë në një ngërç me Cristiano Giuntoli të Napolit, pasi Aurelio De Laurentiis nuk do ta lërë të ndërpresë kontratën pa dëmshpërblim.

Juve nuk ka kohë për të pritur dhe Massara ka një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin Massimiliano Allegri, i cili sigurisht që do të mbetet trajner i klubit nga Torino edhe sezonin e ardhshëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share