Garat Europiane, FC Shkupi i përgaditur për sfidën me Levskin

CIHAT ARSLLAN: ËSHTË KUNDËRSHTARË SHUMË SERIO

FC Shkupi të enjten në stadiumin “Todor Proeski” do të luaj ndaj Levskit në kuadër të ndeshjes së parë të xhiros së dytë eliminatore në Ligën e Konferencës. Trajneri Cihan Arslan u shpreh optimizëm për fitore.

Trajneri i skuadrës nga Çairi, Xhihat Arsllan tha se skuadra bullgare është shumë më fortë dhe një kundërshtarë mjaftë i vështirë por ka edhe mangësi të cilën duhet shfrytëzuar prandaj edhe mund të ndryshohet strategjia për të nxjerr rezultat që na konvenon.

“Sigurisht që Levski është një kundërshtar më serioz, se ai që kishim më parë. Është një ndeshje e re dhe duhet një strategji e re. I gjithë koncepti i ndeshjes ndryshon dhe natyrshëm përgatitemi duke pasur parasysh kundërshtarin. Levski është një ekip serioz, ka vite që është pjesë e garave evropiane. Ata luajnë futboll sulmues dhe kanë lojtarë të tillë. Ne treguam gjithashtu dobësi dhe duhet ta rregullojmë këtë. Do të mundohemi të jemi më kreativë.”, tha Xhihat Arsllan, trajner i FC Shkupit.

Futbollisti Ali Adem tha se beson se me ndihmën e tifozëve mund të arrijnë një rezultat pozitiv. Pas duelit me Hegelmanin të gjithë jemi të fokusuar në këtë ndeshje. Me ndihmën e tifozëve shpresojmë në një rezultat të favorshëm. Ky ekip i Shkupit është i aftë për shumë arritje dhe këtë do ta dëshmojmë në ndeshjen e nesërme”, ”

Ndeshja FC Shkupi – Levski Sofje zhvillohet të enjten nëarenën “Todor Proeski” me fillim në ora 21:00/KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share