Eskobar: RMV-ja shembull se si u përball me sfidat

“PARTITË NACIONALISTE JANË MË TË KORRUPTUAR”

Emisari i posacëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në intervistën e fillim dhjetorit për Këshillin Atlantik, duke u prononcuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka theksuar se Maqedonia e Veriut është shembull se si është përballur me sfidat. Eskobar shton se me Maqedoninë e Veriut, Evropa do të fitojë një aleat të madh, duke marrë parasysh se vendi është anëtar i NATO-s

Zv/Ndihmësi Sekretar Shtetëror i SHBA-së, Gabriel Eskobar, vlerëson se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të vetëdijshëm se e ardhmja e tyre është në BE. Në intervistën dhënë në fillim të dhjetorit për Këshillin Atlantik, sic percjell Klan M,  ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut është shembull se si është përballur me sfidat, duke aluduar në veton bullgare dhe kërkesën për hapjen e Kushtetutës.

“RMV-ja me kandidaturën është shembull në rajon. Gjithmonë e them se në rajonin përplot me raporte ndëretnike dhe menaxhime multietnike, RMV-ja del si një shembull shumë i mirë si shtet multietnik qytetar dhe shërben si shembull i mirë për vendet tjera që përballen me cështjet e njëjta. Gjithashtu, ata bënë gjithcka, realizuan të gjitha reformat, që të hapet dera e parë e negociatave aderuese. Për këtë shkak besoj se kjo Qeveri ka vullnet, se qytetarët e RMV-së kanë kapacitetin për ta bërë atë që duhet, që të bëhen anëtare fuqiplotë e BE-së” – tha Gabriel Eskobar – diplomat amerikan.

Diplomati amerikan, sic njofton KlanM, megjithatë, vlerëson se problemi më I madh në rajon është korrupsioni, për cka fajtor janë partitë nacionaliste, që sipas tij, janë më të korruptuarit.

“E dini se korrupsioni është problemi më i madh për rajonin, nacionalizmi dhe rivaliteti etnik janë vetëm maskë për këtë. Është e qartë se partitë që janë më nacionaliste në rajon, janë edhe më të korruptuar. Ky është fakt. Këtë nuk e thotë vetëm qeveria amerikane, por edhe organizata të pavarura si Transparency International dhe disa organizata të sektorit civil evropian, si dhe organizata vendore të shoqërisë civile” – deklaroi Eskobar.

Emisari I posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, sic njofton KlanM, ka kërkuar pjesëmarrje më të amdhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane, kurse sërish ka theksuar se dëshiron të sheh “më tepër Evropë drejt Ballkanit Perëndimor”, sic thotë, pa marrë parasysh nëse do t`I lejojnë të ulen në tavolinë derisa mbyllen kapitujt. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share