ESHS: Për një vit për 16.8% rriten harxhimet jetësore

NIVELI MUJOR I RRITJES SË HARXHIMEVE – 1.9%

Harxhimet jetësore në Gusht krahasuar me Korrikun janë rritur për 1.3%, kurse çmimet me pakicë për 0.6%. Në Gusht të këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, harxhimet jetësore janë rritur për 16.8%, kurse cmimet me pakicë për 14.2% – ka njoftuar sot Enti Shtetëror për Statistika.

Rritja e cmimeve të produkteve ushqimore në Gusht të këtij viti, krahasuar me muajin e kaluar, është shënuar tek buka dhe drithërat për 6.4%, pemët e freskëta për 3.8%, qumështi për 3.6%, mishi për 2.5%, lëngjet e pemëve dhe pijet e gazuara për 1.5% e kështu me radhë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Gusht gjithashtu rritje të indeksit të harxhimeve jetësore është regjistruar edhe derivatet për amvisëri për 2.8%, transportin e udhëtarëve për 2.6%.

Ulje e harxhimeve jetësore në Gusht në krahasim me Korrikun e këtij viti është shënuar tek vaji I ushqimit për 4.1%, karburantet për 10.9%, transportin ajror për 5.3%, gazi për amvisëri për 1.4% e kështu me radhë.

Muajin e kaluar, Enti Shtetëror për Statistika kishte regjistruar rritje vjetore të harxhimeve jetësore për 16%, kurse 1.9% në nivel mujor. Cmimet me pakicë në Korrik të këtij viti krahasuar me Korrikun e Vitit 2021 janë rritur për 14%. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share