Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite në pjesët perëndimore të vendit do të jetë me vranësira, ndërsa në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla.

Në orët e mbrëmjes vranësirat do të rriten. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë paradite do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8 gradë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share