Erdogan nuk merr pjesë për të dytën herë në samitin e Komunitetit Politik Evropian

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nuk do të marrë pjesë sot në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) që po mbahet në Granda të Spanjës.

Kjo është hera e dytë që ai nuk po merrë pjesë në këtë samit.

Mediat e huaja raportojnë se Erdogan është një figurë kyçe si në konfliktin Azerbajxhan-Armeni, ashtu edhe në diplomacinë rreth Ukrainës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Erdogan ishte në enklavën Nakhchivan të Azerbajxhanit muajin e kaluar për bisedime me Presidentin Ilham Aliyev për të diskutuar lidhjet Turqi-Azerbajxhan dhe çështjet rajonale dhe globale.

Turqia dhe Azerbajxhani kanë lidhje të forta ekonomike, ushtarake, kulturore dhe gjuhësore. Erdogan ka thënë se vendet janë “një komb, dy shtete”, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share